Si çdo vit me rastin e Kongresit të Lushnjës edhe sot u organizua krosi dimëror nga Qendra Kulturore e Fëmijëve me shkollat 9 vjeçare publike e jopublike të bashkisë Lushnjë.

Krosi nisi nga Poliklinika dhe përfundoi në qendër të qytetit. Fituesja e vendit të parë për vajzat është Noemi Asanbejlli nga SHMB Kolonjë, vendin e dytë dhe të tretë e morën nxënëset Klevisa Gorovelli dhe Shazie Arapi nga shkolla 9 vjeçare Karbunarë e Vogël. Nga djemtë vendin e parë e fitoi Ervis Kasapi nga shkolla “Hysen Xheka” Karbunarë, vendi i dytë i takoi Roan Turkut nga shkolla “Kongresi i Lushnjës” dhe vendin e tretë e mori Rustem Kamberi nga shkolla “Hysen Xheka” Karbunarë.

Drejtori i QKF-së Saimir Bahja falenderoi fituesit dhe shkollat pjesëmarrëse në këtë aktivitet sportiv.

Për fituesit u ndanë medalje, certifikata dhe bluza nga punonjësit e QKF-së tek shtëpia muze e Kongresit të Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds