Mbledhja e Këshillit Bashkiak nisi sot me mbledhjen e dy asambleve për tregun e shumicës së fruta perimeve dhe klubin e futbollit ku u vendos Administratori i ri të Klub Futboll Lushnja Marjus Sula.
Më pas u vijua me diskutimin dhe miratimin e rendit të ditës sipas pikave të tij:
U miratua fondi për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të si dhe ato që do të trajtohen me fondet e buxhetit vendor për nuajt dhjetor 2025 dhe janar 2026.
Miratimi i subvencionit të qirasë për familjet e pastreha. Miratimi i investimit për sistemimin e dy shesheve të pallateve përgjatë rrugës “Besim Nuri” në lagjen “Kongresi i Lushnjës”.
U vazhdua me miratimin e prishjes së objektit garazhd tek ishgjendja civile lagjja “Xhevdet Nepravishta”.
Me miratimin e shpërblimit për ekipin e Lushnjës për femra me trajneren Erilda Allkanjari. Miratimin e shpërblimeve për sportistin Lorec Hasko dhe sportisten Gea Dakollari dhe trajnerit të tyre Amarildo Gjyla.
Miratimi i pagave të punonjësve të bashkisë dhe regjistrimi i trojeve të dhëna për ndërtim nga njësia vendore
Jasht rendit të ditës u diskutua për cilësinë e dobët të punimeve për rehabilitimin e një grup pallatesh në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në rrugën “Ahmet Shabani”.

