Hapet sot fotoekspozita me fotografi që pasqyrojnë aktivitetet sportive që nga viti 1930, vit në të cilin u hap shoqëria e parë artistike-letrare-sportive e quajtur “Kongresi i Lushnjës” deri në vitin 2000. Kjo fotoekspozitë u hap në kuadër të aktiviteteve të organizuar nga bashkia e Lushnjës me rastin e Kongresit të Lushnjës. Edhe emri i parë i skuadrës së futbollit lushnjar ka qënë skuadra e Kongresit, tha Vergjil Xhafa ishsportisti dhe ishdrejtues i Klubit Shumë Sportesh të Lushnjës.
Ekspozita e cila do qëndrojë e hapur deri në datë 31 janar ka tërhequr interesin e qytetarëve të shumtë të cilët me anë të fotove kujtojnë sportistët dhe emocionet e shumtë që u kanë dhuruar.
