Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë alarmante për fermerët e njësisë administrative Dushk, ku mbi 160 hektarë tokë bujqësore e mbjellë me perime, foragjere, grurë dhe elb janë nën pushtetin e ujit prej të paktën 6 ditësh.

Pas përmbytjes së muajit nëntor, gjatë vitit 2025, kjo përmbytje është dhe më e rëndë, ku fermerët kanë humbur gjithçka nga ekonomia e tyre. Në këto kushte pa ndihmën e shtetit, fermerët e kanë të pamundur të vazhdojnë aktivitetin e tyre ekonomik, por më të rëndë e kanë ata fermerë që e kanë aktivitetin e tyre në tokat e marra me qera.

Specialisti i bujqësisë Dritan Kolleshi tregon arsyet e përmbytjeve të herëpashershme të një prej zonave më bujqësore në vend nga pjesa jugore e lumit Shkumbin e deri në fshatin Ferras të komunës Gradishtë, ku përfshihen rreth 12 mijë hektarë tokë të ish kënetës së Tërbufit.

Këto ditë me reshje fermerët e kanë të pamundur të ndërhyjnë, vendin e tyre e kanë zënë shpendët ujorë, rosat dhe pulëbardhat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *