Një video e Presidentit Amerikan Donald Trump po bën xhiron e botës për shkak gjesteve që ai bëri teksa imiton personat transgjinorë që garojnë në sportet e femrave.
Komentet e Trump kundër këtij komuniteti u bënë gjatë një fjalimi para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve.
Çështja e përfshirjes së personave transgjinorë në sportet e femrave ka qenë prej kohësh pjesë e debatit politik në Shtetet e Bashkuara dhe është përdorur shpesh nga Trump dhe figura të tjera republikane në diskutimet mbi politikat e identitetit gjinor.
