54- vjeçari Sokol Bajgora, nga fshati Baltëz i Fierit , nga ambientet e spitalit rajonal, ku ndodhet për të marrë asistencë mjëkësore, tregon tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur tre persona të armatosur dhe me maska hynë në banesën e tij për të vjedhur.
Ndodhesha i vetëm në shtëpi tregon 54- vjeçari , kur tre persona hynë me forcë në banesë dhe ushtruan dhunë ndaj meje, duke më goditur me tytën e armës në pjesën e kokës, por nuk arritën të vjedhin asgjë. Mungesa e energjisë elektrike e bëri situatën edhe më të vështirë thotë Bajgora.
54- vjeçari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku dëmtimet më të mëdha i ka marrë në fytyrë , ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”md4hUvTX6I4″]
