Zbardhen detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut. Referuar burimeve ka pasur debate mes maxhorancës dhe opozitës.
Opozita kërkon që mbledhja të vijoje me dyer të hapura (media të jete e pranishme). Sakaq, maxhoranca e refuzon kërkesën e opozitës.
Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.
