Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim me aleatët. Ai për mediat deklaroi se opozita mbështet drejtësinë që vepron drejt.

“Mbështes plotësisht ata që zbatojnë ligjin në këtë vend. Opozita ke qenë e përcaktuar për shtetin ligjor. Opozita qëndron kundër çdo dhunë e shkelje. Opozita nuk ka organizuar dhunë ndaj organeve të drejtësisë. Narkoshteti shqiptar Edi Rama me Erion Veliaj rrethuan dhe dhunuar prokurorë gjykatës e hetues kur doli para gjyqit hajduti i tretë më i madh i vendit. Denoncoj çdo kërcënim ndaj punonjësve të zbatimit të ligjit dhe familjarëve të tyre.

Prokuroria po sulmon gratë e shteti dhe kjo sipaa ti do çojë vendin në luftë. Dhe kjo që po ndodh është tipike për një narkoshtet. Mos harroni një zv.kryeministër pa kërkuar prokuroria, pa paraqitur kërkesë për hetim dorëzoi mandatin dhe postin. Ky është ilir Meta sapo doli një dokument i manipuluar dhe falsifikuar nga Rama. Te hetuesi duhet të shkojë si qytetar i thjeshtë. Fatmir Mediu për një çështje që ishte e aparatit ushtarak dhe dorëheqje. Ilir Rusmajli u shkarkua brenda 24 orëve për qëndrimin që mbajti ndaj drejtorit që dënonte korrupsionin. Rusmajli ishte bashkëpunëtori im i afërt”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *