Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet imuniteti i Zv.kryeministres, mirëpo Belinda Balluku nuk merr pjesë.
Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ndërkohë, në sallë do të jenë të pranishëm 3 prokurorë, mes tyre Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Aktualisht Balluku po merr pjesë në mbledhjen e qeverisë e thirrur nga Kryeministri Edi Rama.
