Ish-presidenti, Ilir Meta do të pyetet ditën e nesërme për çështjen e ’21 Janarit’.

Kreu i PL-së, nga burgu, gjatë mujait nëntor i ka kërkuar avokatit të tij që t’i bëjë kërkesë për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”.

Më herët për protestën e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues, janë pyetur nga SPAK Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Kujtojmë se Ilir Meta u largua para protestës së 21 janarit nga detyra si zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm pas publikimit të videos me ish-deputetin e ndjerë Dritan Prifti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *