Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori pjesë në një ceremoni mirëseardhjeje për një njësi të Inxhinierisë së Ushtrisë që u kthye në vend pas përfundimit të misionit të saj në Rusi, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA).

Në fjalimin e tij, Kim vlerësoi oficerët dhe ushtarët e Regjimentit të 528-të të Inxhinierisë së Ushtrisë për “heroizmin” që ata treguan në misionin që u ishte caktuar nga udhëheqja e Koresë së Veriut gjatë vendosjes së tyre 120-ditore jashtë vendit.

KCNA raporton se forca ushtarake u vendos në fillim të gushtit në rajonin e Kurskut mes luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *