Ndërtimi i shëtitores për këmbësorët dhe biçikletat anës përroit tek lagjja “Çlirimi” vazhdon. Sot po prishet muri rrethues i territorit të marrë policisë për unifikimin e projektit. Vendimi për marrjen dhe shpronësimin e një pjese territori nga policia dhe prishja e murit rrethues të saj u mor në mbledhjen e Këshillit Bashkiak para dy muajsh, gjithashtu u mor vendimi edhe për prishjen e dy pronve private që ishin pengesë për projektin.

Banorët shprehen të kënaqur nga projekti dhe falenderojnë Kryetaren e Bashkisë dhe Ministrin e Brendshëm Balla, pasi shpëtuan nga era e keqe e ujrave të zeza që i shoqëronte prej vitesh dhe nga infeksionet e mushkonjave.

Kur u pyetën a do të kundërshtonin prishjen e shtëpive nëse do pengonin projektin, ata u përgjigjën që nuk do ta kundërshtonin, pasi sistemimi i përroit dhe shëtitores anës tij ishte dëshira e tyre.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”cvB0mwjsSTU”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *