Nga filmi i tretë i sagës Avatar deri te një pretendues çmimesh të mëdha, këto janë filmat që ia vlen të shihen këtë muaj, në kinema ose në platformat streaming.

100 NIGHTS OF HERO

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Një përrallë e errët dhe moderne për të rritur, e bazuar në novelën grafike të Isabel Greenberg. Një grua e burgosur në një martesë mizore përpiqet të shpëtojë përmes historive që i tregon shërbyesja e saj. Kritika e vlerëson si një film të guximshëm për lirinë, kreativitetin dhe fuqinë e tregimit. Premiera 5 dhjetor në SHBA.

THE NEW YORKER AT 100

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Një dokumentar që zbulon historinë dhe funksionimin e brendshëm të revistës ikonike “The New Yorker”. Narruar nga Julianne Moore, filmi sjell intervista me figura të njohura dhe redaktorë të revistës. Kritika e quan informues, të zgjuar dhe me material që meritonte një seri të gjatë. Premiera globale me 5 dhjetor në Netflix,

GOODBYE JUNE

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Kate Winslet debuton si regjisore me një film prekës për një familje që mblidhet rreth gjyshes së tyre në ditët e fundit të jetës. Me një kast të shkëlqyer, filmi eksploron marrëdhëniet familjare, pajtimin dhe humbjen. Kritikët e cilësojnë si të sinqertë dhe emocionalisht të thellë. Premiera: 12 dhjetor në SHBA dhe Britani; 24 dhjetor në Netflix, globalisht

THE VOICE OF HIND RAJAB

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Një dramë e fuqishme e ndërtuar mbi regjistrimet reale të vajzës palestineze 5-vjeçare Hind Rajab, e cila mbeti e vetme gjatë një sulmi në Gaza. Filmi zhvillohet tërësisht në një zyrë të Gjysmëhënës së Kuqe, ndërsa aktorët rindërtojnë momentet e fundit të vajzës. Kritika e përshkruan si jashtëzakonisht tronditës dhe emocional. Premiera: 17 dhjetor në SHBA

AVATAR: FIRE AND ASH

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Vizita e tretë në Pandora sjell Jake dhe Neytiri në një luftë të re me njerëzit dhe një fis të rrezikshëm Na’vi. Filmi fokusohet më shumë te fëmijët e tyre dhe konfliktet e brezit të ri. Cameron premton aksion spektakolar dhe një histori familjare më të thellë. Premiera ndërkombëtare: 17–19 dhjetor

IS THIS THING ON?

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Bradley Cooper sjell një dramë të butë dhe humoristike për një burrë që pas ndarjes gjen veten në skenën e stand-up komedisë. Will Arnett shkëlqen në rolin kryesor me interpretim emocional dhe të sinqertë. Kritika e vlerëson filmin si një pasqyrë të bukur të krizave të mesmoshës. Premiera: 19 dhjetor në SHBA dhe Kanada

THE HOUSEMAID

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Sydney Sweeney luan një shërbyese që punon për një grua misterioze, rolin e së cilës e interpreton Amanda Seyfried, e cila fsheh sekrete të errëta. Filmi është një thriller me kthesa, i drejtuar nga Paul Feig. Mund të shndërrohet në një francizë pasi libri ka dy vazhdime. Premiera: 19 dhjetor në SHBA; 25–26 dhjetor në Kanada, Australi dhe Britani

ANACONDA (2025)

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Një ribërje-parodi e filmit kult të vitit 1997, me Paul Rudd dhe Jack Black si fansa që tentojnë të filmojnë versionin e tyre. Përfundimisht, ata përballen me një gjarpër të vërtetë gjigant në Amazonë. Filmi përshkruhet si një komedi meta e çmendur dhe shumë argëtuese.

SONG SUNG BLUE

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Bazuar në historinë e vërtetë të një çifti muzikantësh të viteve ’80 që krijojnë një bandë-tribut për Neil Diamond. Hugh Jackman dhe Kate Hudson sjellin një dramë romantike plot ngritje e zbritje emocionale. Kritika e quan filmin prekës, të ngrohtë dhe nostalgjik.

MARTY SUPREME

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Timothée Chalamet luan kampionin excentrik të pingpongut Marty Reisman në një dramë sportive plot energji. Regjisori Josh Safdie sjell kaos të organizuar dhe ritëm të fortë. Kritika e cilëson si një nga historitë më frymëzuese sportive të viteve të fundit.

THE TESTAMENT OF ANN LEE

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Amanda Seyfried interpreton lideren shpirtërore të Shaker-ëve në shekullin XVIII, në një epikë historike të filmuar në 35mm. Filmi ndërthur muzikën, historinë dhe elementët biografikë në një portret të fuqishëm. Kritika e vlerëson si vizualisht mbresëlënës dhe me interpretim të jashtëzakonshëm.

NO OTHER CHOICE

FILMAT E DHJETORIT! Nga Avatar III tek trillerat psikologjikë. 12

Park Chan-wook sjell një thriller satirik për një burrë të zakonshëm që kthehet në vrasës për të ruajtur jetën e tij të qetë. Filmi është krahasuar me “Parasite” për tonin dhe kritikën sociale. Kritika e quan një mjeshtëri filmike të tensionit, humorit të zi dhe rrëfimit të qëndrueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *