Të hënën, Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump priti pemën e Krishtlindjeve të këtij viti , një bredh nga Michigani, i cili mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me një karrocë të tërhequr nga dy kuaj.

Pema e përzgjedhur nga Fermat e Pemëve Korson në Michigan, mbërriti në oborrin jugor të transportuar mbi një karrocë tradicionale të gjelbër e shoqëruar nga tre kalorës të veshur me kapele cilindrike – një skenë festive që ruan një traditë të gjatë të Shtëpisë së Bardhë.

114c54d83c93d2d65643f3e41132f832

“Është një pemë e mrekullueshme,” u shpreh Melania Trump teksa e inspektoi me kujdes, duke buzëqeshur dhe duke bërë fotografi. E veshur me një pallto elegante ngjyrë kremi dhe doreza të kuqe të errëta, Zonja e Parë përshëndeti një nga kalorësit, si dhe një grua që qëndronte pranë kuajve.

Pema do të vendoset brenda Shtëpisë së Bardhë, ku së shpejti do të zbukurohet si pjesë e dekorimeve të Krishtlindjeve që priten të prezantohen për publikun në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *