Edhe pse lumi Vjosë tashmë është tërhequr në shtratin e tij, rreth 80 ha tokë bujqësore në fshatin Çerven në bashkinë e Fierit është ende nën ujë. Banorët shprehen të indinjuar se të gjitha tokat e kultivuara me grurë, jonxhë, lakër, presh, spinaq, por edhe ullinj janë të përmbytura. Ata pohojnë se këto toka i disponojnë me ligjin 7501, edhe pse është tokë lumore, ata paguajnë taksa, por nuk dëmshpërblehen.

Fatmirësisht argjinatura e ndërtuar pas vitit 2017, i mbrojti nga përmbytjet e banesave, por mospastrimi i kanaleve kullues ka bërë tokat buzë lumit jo vetëm të jenë nën ujë, por dhe uji të mos tërhiqet. E kemi të pamundur të shkojmë në toka thonë banorët ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja e bashkisë me mjete.

Ende asnjë komision nuk ka dalë në terren për të vetifikuar dëmet, ndërsa banorët nuk shpresojnë në dëmshpërblime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *