Vendosja e një linje direkte ajrore me Katarin ishte në qendër të bisedimeve të Kryeministrit Edi Rama me Drejtorin e Përgjithshëm të “Qatar Airways”, Badr Mohammed Al-Meer.

Në kuadër të vizitës në Doha, Katar, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të “Qatar Airways”, me të cilin diskutoi për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri.

Ndërsa ndau momente nga ky takim, Rama uroi që së shpejti të kemi edhe fluturimet e “Qatar Airways” për Tiranë.

Prej ditës së djeshme, Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Katar, ku fillimisht u prit nga kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga Ministri i Financave, Petrit Malaj si dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *