Mbledhja e Këshillit bashkiak për muajin nëntor filloi pa drita për rreth 30 min sipas rendit të ditës. Kryetari i grupit të opozitës Kelment Çela kërkoi ndërprerje dhe rifillim e mbledhjes kur te vinin dritat. Pas një ore erdhën dritat dhe mbledhja vazhdoi normalisht.
Diskutimet u përqendruan tek pikat më të rëndësishme siç është fondi shtesë për pagat dhe sigurime shoqërore për futbollistët e klubit sportiv të futbollit të Lushnjës.
Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa njoftoi shkarkimet dhe largimet në administrimin e futbollit.
Klement Çela në fjalën e tij bëri të ditur faktin që futbolli lushnjar është në ditët më të zeza të tij se janë të gjithë pa marrë rrogat.
Kryetarja e bashkisë Sefa sqaron pozicionin e saj në rënien e nivelit të klubit të futbollit lushnjar. Sipas saj do të ketë penalitete financiare ndaj futbollistëve që nuk luajnë për fitore.
Në debat ndërhyri edhe anëtari i PD Ilir Marku i cili kërkoi autobus jo të marrë më qera për sportistët.
Fondi Shtesë për klubin sportiv të futbollit u miratua me shumicë votash të këshilltarëve të PS. Kujtojmë që për shkak të mungesës së energjisë elektrike mbledhja e Këshillit bashkiak nuk u transmetua direkt në platformën sociale FB.
