Në konferencën e përbashkët për shtyp me Marta kos, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai u shpreh se në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk mund të ndodhë që kryebashkiaku të merret nga zyra dhe të dërgohet në paraburgim pa gjyq.

“Nuk bën vaki që në BE njerëzit të pezullohen nga funksionet. Nuk bën vaki në BE që kryetarët e Bahskisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë. Nuk bën vaki në BE që siç e thotë, jo qeveria e Shqipërisë, por Komisioni i ‘torturës’ së Strasburgut, që një vend të ketë më shumë të paraburgosur se të burgosur me gjyq,. Në këtë pikë besoj që të gjithë duhet të bëjmë punën dhe të luajmë rolin tonë. Ne kemi rolin tonë, të jemi garant të kësaj pavarësie të drejtësisë që Shqipëria po e njeh për herë të parë. Ta njohim këtë pavarësi të gjyqësorit edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që e përsëris nuk ka të ngjashme në Europë dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, gjithë të tjerët duhet të bëjnë punën e tyre”, tha Rama ndër të tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *