Gënjeshtra dhe baltë! Kështu i cilësoi akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK. Nga foltorja e Kuvendit, Balluku iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës, ndërsa tha se nuk do të komentojë hetimet e drejtësisë, ndërsa vlerësoi këtë të fundit.
Balluku: Duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar gënjeshtrat, por për detyrimin ndaj qytetarëve dhe ata që besojnë tek puna dhe jo tek balta. Nuk do të dëgjoni kurrë sharje dhe kërcënime për drejtësinë e re dhe kur preken personalisht.
Pasi besoj që kjo drejtësi është duke kryer misionin për të cilën u reformua, me pakt be saj të dobëta dhe të forta, por si diçka e re konsolidohen dita ditës. Nuk do të më dëgjoni kurrë të flas për prokurorë apo për çështje nën hetim, të cilën do ta ndjek në diskrecion të plotë deri sa drejtësia të marrë formë të prerë.
