Aktivitetet për Tetorin Rozë, muaji ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit u mbyllën dje me takimin e fundit të punonjësve të shëndetit publik me qytetarët, ku mori pjesë edhe Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa tek Muzeu Historik. Aktiviteti u shoqërua me këngë nga vajzat e Qendrës së Kulturës së Fëmijëve dhe në fund u mbyll me një kërcim aerobik.

Mesazhe për kujdesin, kontrollin, për ruajtjen e jetës të vajzave dhe grave u shpërndanë nga të pranishmit.

Zonja Arefije Muço tregon rrugëtimin e saj me sëmundjen e kancerit të gjirit të cilin e ka mundur dhe jep mesazhin për gratë dhe vajzat që të ruajnë veten e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *