Përkeqësohet gjëndja shëndetësore e tre grevistëve në Marinzë. Në ditën e 9-të të grevës së urisë pa afat tre grevistët Dorjan Dylmishi, Dritan Rrapushi dhe Eduart Selami kanë shfaqur probleme me luhatje të tensionit dhe kanë marrë trajtim mjekësor me injeksione, ndërsa Eduart Selami në gjëndje më të rënduar është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, për ndihmë të specializuar.
Kreu i Sindikatës Dritan Shahu, tha se pavarësisht situatës së krijuar greva do të vazhdojë. Në fushën naftëmbajtëse pasditen e djeshme kanë rënë dhe sirenat e alarmit ka thënë Shahu, ç’ka tregon praninë e avarive. Vendburimi i naftës po shkon drejt kolapsit ndërsa kompania vijon me papërgjegjshmëri të mos marrë në konsideratë kërkesat e drejta të punonjësve ka thënë Shahu.
Shëndeti i atyre pak punonjësve që janë nê punë po rrezikohet e madje edhe vetë funksionimi i vendburimit ka theksuar Kreu i sindikatës ndërsa ka paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të grevês deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Nga ana tjetër kompania “Bankers Petroleum” vijon me të njëjtat deklarata që nuk ofrojnë asnjë zgjidhje për grevistët.