Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri Albin Kurti janë ndodhur ditën e djeshme në një dhomë, pas përplasjes në distancë që kanë patur disa ditë më parë për protestën që u mbajt disa ditë më parë. Siç shihet nga fotot e publikuara nga mediat britanike, Rama dhe Kurti ndodhen përkrah njëri-tjetrit.

Ata ndodhen në radhë teksa takojnë mbretin Charles. Ndërkohë që nuk dihet nëse dy kryeministrat shqiptarë kanë mundur që të bisedojnë me njëri-tjetrin.