Në një deklaratë për mediat pas vendimmarrjes, Balla theksoi se procedura është ndjekur në përputhje me statutin e Partisë Socialiste dhe rregulloren e Grupit Parlamentar.
“Çështjet e diskutimit të brendshëm të grupit parlamentar te PS nuk janë objekt i diskutimit me mediat. Do të keni dokumentacionin që do ti vihet në funksion Kuvendit lidhur me këtë vendimmarrje te Asamblesë Kombëtare, e cila në zbatim të rregullores së Grupit Parlamentar u njoftua sot edhe në Grupin Parlamentar. Pas 9 vitesh në grupin parlamentar më vjen keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje”, tha Balla.




