Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka dhënë sot një mesazh të qartë për forcat politike në vend, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të reformës zgjedhore dhe përmbushjes së “detyrave të shtëpisë” në procesin e integrimit europian. Gjatë një aktiviteti publik, Gonzato nënvizoi se Bashkimi Europian inkurajon një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, që përfshin të gjitha forcat politike dhe institucionet e përfshira në përgatitjen e ndryshimeve zgjedhore.
“Të fuqizohet transparenca. Mbështesim KQZ në procesin e digjitalizimit. Digjitalizimi sjell edhe mundësi për manipulim. BE është rregullore për transparencën e reklamat politike. Së shpejti do të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore”, tha Gonzato.
Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga Kryeministri Rama.
