Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Burime bëjnë me dije se vizita e tij lidhet me diskutime për masat e sigurisë brenda dhe rreth ambienteve të gjykatës.

Vizita e tij zhvillohet në kuadër të forcimit të masave të sigurisë në gjykata, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Burime bëjnë me dije se Proda pritet të diskutojë me drejtues të GJKKO-së dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese për mënyrat e garantimit të rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore me risk të lartë.

Pak ditë më parë, në ambientet e GJKKO-së ishte gjithashtu edhe kreu i Gardës së Republikës, Simon Zereci, në kuadër të të njëjtave masa sigurie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds