Pas arrestimit të Imer Krrashit, i cili tentoi t’i ikte policisë sot në afërsi të Saukut, pasi përplasi disa persona, policia ka zhvilluar një aksion në Fushë Krujë.
Mësohet se është arrestuar një person nga focat “Shqiponja”, i cili mbante armë zjarri pa leje.
Teksa ndiqej nga forcat Shqiponja, Krrashi i armatosur ka përplasur 9 makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.
Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.
Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai njihej si “i forti i Niklës” dhe është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë.
