Spitali Rajonal i Fierit po përballet në këto ditë të para të muajit tetor me fluks të shtuar të grave e vajzave që kryejnë mamografinë. Sipas mjekes onkologe Anisa Mone, pavarësisht fushatave ndërgjegjësuese jo vetëm gjatë muajit rozë, por gjatë gjithë vitit, shifrat janë gjithnjë e në rritje. Faktorët që ndikojnë në rritjen e numrit të vajzave e grave  të diagnostikuara me kancer gjiri, sipas mjekes janë kequshqyerja, lindjet në moshë të madhe, faktorët gjenetikë etj.

Mjekja Mone ka pohuar gjithashtu se grupmosha më e prekur me kancer gjiri është 50-70, por fatkkeqësisht ka patur raste edhe në mosha më të reja, janë evidentuar edhe tre raste te meshkujt.

Mjekja onkologe ka theksuar gjithashtu se përveç rritjes së numrit të rasteve me kancer gjiri, vihet re një shtim i të gjitha llojeve të sëmundjeve malinje.  Ndërkohë një numër shumë i vogël nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen pasi e kanë pikasur atë në stade të avancuara, ndërsa  ka shtuar se prej 4 vitesh në Spitalin Rajonal të Fierit ofrohet dhe shërbimi i kimioterapisë duke bërë që pacientët të mos drejtohen më drejt Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *