Dëmtimet mbeten një makth për Sylvinho-n, me teknikun kuqezi që sheh të humbas elementë shumë të rëndësishëm në vigjilje të super sfidës me Serbisë. Pas Kumbullës, një tjetër mbrojtës humbet derbin e Ballkanit, bëhet fjalë për Ardian Ismajlin. Qendërmbrojtësi doli i dëmtuar nga takimi kundër Parmës, ndërsa të mërkurën iu nënshtrua edhe rezonancën magnetike.
Testet mjekësore konfirmuan një tendosje në kofshën e djathtë, duke hedhur poshtë tërheqjen, çka mund ta mbante jashtë fushës për të paktën një muaj. Pavarësisht këtij fakti, Ismajli humbet me siguri takimin e kësaj fundjave kundër Lazios, ndërsa sipas mediave italiane pritet të rikthehet në dispozicion të Torinos vetëm pas pushimit që sjell ekipi kombëtar. Në këtë mënyrë, është thuajse e pamundur që Ismajli të jetë pjesë e listës së lojtarëve që Sylvinho pritet të publikojë së shpejti.
