Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro Drom” në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë organizoi sot panairin “Kultura dhe tadita rome” , tek Shtëpia Muze “Kongresi i Lushnjës”, në kuadër të projektit “Përmirësimi i qendrueshëm i jetetës së komuniteteve rome në Shqipëri”  financuar nga “We Effect”.

Panairi promovoi vlerat, kulturën dhe traditat rome me anë të gatimeve tradicionale, punë dore nga gratë rome dhe punimeve artizanale nga artizanë romë.

Zhvillimi dhe Integrimi i Minoritetit Rom është prioritet i unionit “Amaro Drom” me objektiv kryesor realizimin e aktiviteteve të ndryshme në komunitetet romë në Moravë të Beratit, Grabian, Plug Gramsh dhe Zhamë të Lushnjës. Rol të rëndësishëm ka fuqizimi i gruas rome dhe përmirësimi i jetesës së komunitetit rom.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *