Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar qarkullimi në disa akse rrugore, ndërkohë që uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese.
Sinoptikanët shpjeguan se vendi ynë do të preket nga periferia e stuhisë së fortë, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës.
Si rrjedhojë, në orët në vijim, do të ketë mot të vranët, me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar e herë pas herë të larta. Reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë Ultësirën Perëndimore dhe vijën bregdetare.
Këto reshje do të vijojnë deri të shtunën në mesditë. Më pas, do të ketë një ndërprerje të reshjeve deri të dielën pasdite, kur do të rikthehen reshjet e shiut me intensitet të ulët deri në mesatar.
Për shkak të të përkeqësuara në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Sipas njoftimit, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u kabërë apel qytetarëve, që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut, që ka përshirë vendin orët e fundit.
Për shkak të “lajthitjes” së motit, një efektiv policie kambetur i plagosur, pasi në kohën që ka qenë në detyrë një objekt është shkëputur dhe e ka goditur.
