Shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” zhvilloi sot zgjedhjet për Kryesenatorin e ri që përfaqëson mendimin e nxënësve për çështje që lidhen me mbarëvajtjen e shkollës, mësimin dhe edukimin e tyre.

Dy kandidatët për këtë rol Riduan Loçi dhe Eriola Sefa u vendosën përballë një konkurimi dinjitoz që u bazua tek aftësia për të marrë përsipër përgjegjësitë, rezultatet në mësime dhe performanca.

Procesi i votimit u zhvillua  i qetë me mbi 200 nxënësit e shkollës që votuan me votë të fshehtë për kandidatin e tyre të preferuar.  Fitues u shpall Riduan Loçi me dyfishin e votave kundrejt  ErIola Sefës.

Kryesenatori i ri i shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” Riduan Loçi falenderoi nxënësit për besimin e dhënë dhe premtoi që do t’i përfaqësojë denjësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *