Tenton të arratiset për herën e tretë nga burgu në orët e para të mëngjesit të se mërkurës, me konkretisht rreth orës 3:48, Bledar Selmanaj që ndodhet në Burgun e Fierit për vrasjen e shokut të tij Xhulian Bullari.
Burimet bëjnë me dije se, pasi çau murin e qelisë duke e goditur me grushte të lidhur me peshqirë e çarçafe, por qe ende nuk është saktësuar nëse ka përdorur mjet tjetër ndihmës, Selmanaj i paraburgosur, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij në Vlorë, Xhuljan Bullarit, në vitin 2021, është në pritje të dënimit teksa prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve , thanë se Selmanaj pasi hapi një vrimë në murin e qelisë në katin e parë, me mjete rrethanore, ka hapur një të çarë në të. Pas kësaj ai ka dalë në oborrin e burgut dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik. Aty sipas burimeve konfidenciale nga burgu i Fierit, Selmanaj kishte një litar me të cilin do të zbriste duke vazhduar arratisjen, por që është lokalizuar nga forcat e sigurisë duke mos mundur të cënojë asnjë perimetër sigurie. Stafi i sigurisë së burgut ka arritur ta kapë duke e dërguar në qeli, këtë herë jo në qeli të zakonshme por në izolim. Mësohet se Selmanaj ka bërë rezistencë duke kundërshtuar punonjësit e Policisë së Burgjeve. Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri përmes veprimeve aktive.
