Policia e Fieri arrestoi në flagrancë shtetasit V. B., 59 vjeç dhe A. G., 31 vjeç, përkatësisht administrator dhe shofer në një kompani për përpunimin e naftës, në fshatin Marinëz, Roskovec, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, dje, u dëmtua punonjësi i kompanisë, shtetasi Ll. K., 63 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;

Ndërsa Policia Mallakastër arrestoi në flagrancë shtetasin O. F., 40 vjeç, banues në Pogradec dhe F. A., 40 vjeç, banues në Elbasan, përkatësisht administrator dhe punëtor në një kompani të nënkontraktuar për shërbime të lidhura me tensionin e lartë, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes gjatë punës me troko, ka rënë zjarr në fshatin Visokë. Si pasojë u dogjën 200 pemë ulliri.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Ballsh, pasi në këtë qytet, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Karbunarë dhe për një 16-vjeçar, banues në Fier, pasi posedonin përkatësisht doza Kokaine dhe Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *