Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të mërkurën në Burgun e Fierit, ku i dënuari Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset.

Mësohet se Selmanaj, i cili po vuan dënimin për vrasjen e mikut të tij, Xhulian Bullari, ka shfrytëzuar momentin e ajrimit për të tentuar të kalonte rrethimin e burgut.

Kjo nuk është tentativa e parë e tij, pasi i njëjti ka provuar të arratiset edhe dy herë më parë, por pa sukses.

Burime konfidenciale nga brenda burgut kanë bërë me dije se Selmanaj, duke u gdhirë e mërkura, është kapur nga forcat e sigurisë në ambientet e ajrimit, në një kohë kur ai duhet të ishte në qeli.

Autoritetet kanë marrë masa shtesë sigurie pas ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *