Vlerësimi për figurat e njohura lushnjarë po kthehet në traditë e cila na ndihmon të mos harrojmë kontributin e tyre në shoqërinë dhe qytetin tonë. Në aneksin e stadiumit “Roza Haxhiu” u zorganizua një aktivitet sportiv në nder të njërit prej ishfutbollistëve më të spikatur të ekipit “Traktori” të Lushnjës të viteve 60-70. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa e cila në fjalën e saj theksoi rëndësinë e rikthimit të figurave të cilët na bëjnë krenar dhe inspirojnë brezat e rinj.

Ishfutbollisti Afrim Karame i emocionuar kërkoi nga pushteti vendor më shumë vëmendje ndaj brezave të rinj.

Në nder të ishfutbollistit Afrim Karame u zhvillua një ndeshje simbolike futbolli ndërmjet shkollave 9 vjeçare “Kongresi i Lushnjës” dhe “Liri Kazazi”. Ndeshja u fitua nga ekipi i shkollës “Kongresi i Lushnjës” me rezultatin 2 me 1. Në fund të aktivitetit u shpërndanë çertifikata vlerësimi për nxënësit pjesëmarrës dhe kupa “Afrim Karame” për shkollën fituese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *