Shqiptarët konfirmohen mes popujve më besnikë të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Një sondazh i NATO Audience Research tregon se 91% e qytetarëve do të votonin për të qëndruar në NATO, shumë mbi mesataren e vendeve anëtare që është 68%.
Sipas të dhënave, 78% e shqiptarëve besojnë se anëtarësimi në NATO e bën më të pamundur një sulm të huaj ndaj vendit, duke shënuar një nga shifrat më të larta në Aleancë. 63% e konsiderojnë NATO-n shumë të rëndësishme për sigurinë e ardhshme të Shqipërisë.
Mbështetja shkon përtej fjalëve: 69% janë pro rritjes së shpenzimeve ushtarake dhe 73% duan rritje të prodhimit vendas të mbrojtjes, si tregues i gatishmërisë për të bërë sakrifica ekonomike për sigurinë kombëtare.
Vetëm 11% janë kundër, ndërsa mesatarja e NATO-s për këtë çështje është 41%.
Po ashtu, 67% e qytetarëve mendojnë se Shqipëria duhet të mbrojë një aleat të NATO-s në rast sulmi, duke treguar besim në parimin e mbrojtjes kolektive. Ndërsa për luftën në Ukrainë, 55% e shqiptarëve mbështesin ndihmën për Kievin.
Shqetësimi për mundësinë e një lufte në vendet e NATO-s ka rënë ndjeshëm: vetëm 65% e shqiptarëve shprehen të shqetësuar.
Sondazhi konfirmon se për qytetarët shqiptarë, NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por garancia kryesore e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajonin e trazuar.