Vihen në pranga 2 “skifterë”, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Sipas policisë, mësohet se në pranga u vunë shtetasit  Xh. S., 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe M., 31 vjeç, banues në Cërrik.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds