Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kukës. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa makina të parkuara dhe më pas ka përfunduar disa meta më poshtë. 

Në mjet ndodheshin 2 të rinj, të moshave 22 vjeç dhe një 17-vjeçar. Fillimisht ata janë dërguar në spitalin e Kuksit për të marrë ndihmën mjekësore. Por pas përkeqësimit të gjendjes janë 22-vjeçari është nisur drejt spitalit të Prizrenit. Ndërsa 17-vjeçari është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e një hemorragjie të brendshme në kokë dhe dëmtimeve të organeve të brendshme dhe është dërguar te Trauma. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *