Mëngjesi i 8 shtatorit ka hapur dyert për nxënësit e arsimit parauniversitar si në të gjithë vendin edhe në Lushnjë e Divjakë.
6879 nxënës të arsimit 9 vjeçar në Lushnjë, ndërsa 510 prej tyre janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës në bashkinë Lushnje.
Në bashkinë Divjakë janë gjithsej 2863 nxënës nga të cilët 221 në klasë të parë.
Ditën e parë të shkollës nuk ka pasur asnjë problem dhe procesi mësimor ka filluar rregullisht pa patur probleme për shkolla me dy turne apo dhe probleme të tjera, madje këtë vit shkollor kanë hapur dyert pas dy vitesh rikonstruksjon shkolla 9 vjeçare Hysen Xheka në Karbunarë dhe Gjimnazi Jani Nushi në qytet.
Ajo që ka shtuar interesin për t’a frekuentuar më shumë në qytetin e Lushnjës është shkolla e mesme mekanike “Hasan Gina”.
Këtë vit shkollor në këtë shkollë janë rregjistruar 493 nxënës në të tre vitet, nga 450 që ishin një vit më parë.
Në këtë shkollë të mesme prurjet janë nga qyteti i Lushnjës, Divjakës, Rrogozhina, Kavaja, Dimal, Kuçovë, Berat e tjera.
Sigurimi i një profesioni, tregu i punës i garantuar si dhe njohja e diplomës në bashkimin europian janë përparësi të shkollës tonë shprehet Ardjan prifti drejtori i shkollës së mesme mekanike Lushnje
Nxënësit e disa degëve shprehen se kanë zgjedhur këtë për një profesion që kërkohet jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë
Synimi i prindërve është garantimi i një zanati për fëmijët shprehet një prej prindërve
