Rreth 13 000 nxénés do të ulen në bankat e shkollës  në këtë vit të ri shkollor 2025- 2026, në të gjitha institucionet arsimore në juridiksionin e ZVAP Fier. Prej tyre, afërsisht 900 nxënës do të ulen për herë të parë  në bankat e shkollës, ndërkohë që regjistrimet vijojnë të jenë të hapura. Këtë vit prindërit kanë patur mundësinë të regjistrojnë fëmijët nëpërmjet portalit e – Albania gjatë një periudhe më të gjatë se më parë , prej 10 korrikut deri në 5 shtator.

Ndërkohę shkollat janë plotësisht të gatshme për të pritur nxënësit në ambientet e tyre (përfshirë edhe dy shkolla të rikonstruktuara), duke ofruar kushtet e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor ndërsa edhe shpërndarja e librave është realizuar në kohë, duke siguruar që çdo nxënës të pajiset me tekstet shkollore. Paralelisht, vijon pajisja e shkollave me laboratorë bashkëkohorë dhe klasat SMARTLab.

Një element i rëndësishëm është edhe fakti se këtë vit nuk ka mungesa në stafin mësimor. Përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” është garantuar që çdo klasë të ketë mësuesin e saj që në ditën e parë të shkollës.

Përveç stafit pedagogjik, pranë nxënësve do të jenë edhe oficerët e sigurisë dhe shërbimi psikosocial, duke siguruar mbështetje dhe një mjedis të sigurt shkollor.

Pavarësisht uljes së numrit të nxënësve ,edhe në institucionet arsimore të Patosit mësimi pritet të vijojë normalisht , pa asnjë shkollë të mbyllur , me 9 shkolla funksionale dy prej të cilave janë vartëse të arsimit fillor. Nga 250 nxënës që u ulën vjet për herë të parë në bankat e shkollës , numri i tyre në këtë fillim viti të ri shkollor , është reduktuar në 140. Një ulje e numrit të nxënësve nê klasën e parë vihet re edhe në shkollat e Roskovecit, ku nga 194 që numëroheshin vjet, këtë vit janë regjistruar 155. Ndërkohë në total numri i nxënësve këtë vit do të jetë 2218 nga 2265 që numęroheshin vjet. Në këtë vit tę ri shkollor, shkolla 9 vjeçare “ Jorgo Sopiku” në Luar do të kalojë në shkollë vartëse.

Më problematike paraqitet Mallakastra këtë vit ku në klasën e parë do të ulen vetëm 64 nxënës , nga 93 që numëroheshin vitin e kaluar. Pavarësisht se në të 26 shkollat funksionale numri i nxënësve është reduktuar ndjeshëm, shkolla të mbyllura për këtë vit të ri shkollor nuk ka, dhe as mungesë personeli.Gjithashtu në kuadër të planit të posaçêm të masave të hartuar lnga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë në ambientet e shkollave , ka patur edhe prezencë të uniformave blu  në afërsi të institucioneve arsimore, ndërsa më herët bashkia ka ndërhyrë duke kryer punime për mirëmbajtjen e shkollave, duke kryer dezinfektimin e ambienteve, dhe duke lyer vizat e bardha të rrugës pranë shkollave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *