Zbardhet shkresa e Partisë Socialiste, drejtuar Kuvendit, ku kërkohet përjashtimi i 7 deputetëve të opozitës.

Në kërkesën e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, PS kërkon përjashtimin e deputetëve; Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Bledian Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi.

Në shkresë, e firmosur nga 13 socialistë, renditen shkeljet e bëra nga deputetët e opozitës, sipas PS-së.

Tensioni i seancës u transferua këtë të martë në komisionin parlamentar të ligjeve. Protagonist u bë përsëri opozitari Bledion Nallbani, i cili në seancën e së hënës tentoi të godasë me grusht socialistin Vullnet Sinaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds