Kryeministri Edi Rama dhe Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale pamje nga nënstacioni i ri elektrik në Fier dhe njoftojnë se është gati. Rama shkruan në Facebook se investimi është me parametra modernë dhe ky nënstacion do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur sigurinë e rrjetit.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku njoftoi një ditë më parë se nënstacioni elektrik në Fier, është tashmë transformuar dhe kapacitetet janë dyfishuar duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji elektrike për të gjithë zonën.

Nënstacioni elektrik në Fier është një projekt i rëndësishëm që do të lidhet së shpejti me rrjetin në Fier, me Rrashbullin dhe përmes një linje nënujore drejt Italisë, duke kontribuar në forcimin e rrjetit dhe diversifikimin e burimeve të energjisë së pastër.

Investimi u realizua nga OSHEE  dhe përmes pajisjeve teknologjike moderne të nënstacionit do të dyfishohen kapacitetet dhe eliminohet problemi i përmbytjeve në zonë.

MIE për zhvillimin afatgjatë të sektorit energjik në vendin tonë ka dizenjuar një sërë investimesh të tjera. Aktualisht po punohet edhe në nënstacionin e Divjakës, ndërkohë që janë planifikuar ndërhyrje edhe në njësi të tjera për të përmirësuar furnizimin dhe sigurinë energjetike në të gjithë rajonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *