Në një kohë kur sot paralajmërohen tensione në Kuvend për shkak të pranisë së 26 deputetëve të opozitës, të cilët janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat, mblidhet grupi parlamentar i PS-së. Gazetari Ergys Gjenccaj ka siguruar për BalkanWeb edhe detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura të PS-së.

Rama ka dhënë porositë e tij për deputetët socialistë, ku kërkoi që të vazhdohej të respektohej rregullorja e Kuvendit.

“Ne vazhdojmë të respektojmë rregulloren, ata të vijojnë punën e tyre. Për çdo situatë të krijuar duhet që PS të jetë e unifikuar në qëndrim”, mësohet të jetë shprehur kryesocialisti para ligjvënësve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds