Hulk Hogan, një nga emrat më të njohur të botës së wrestling dhe një ikonë e këtij sporti, është ndarë nga jeta kwtw tw enjte në moshën 71-vjeçare. Sipas menaxherit tw tij, Hogan emri I vwrtete I tw cilit wshtw Terry Gene Bollea, pësoi një atak kardiak në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida, dhe vdiq i rrethuar nga familja e tij. Hogan kishte qenë në shtëpi prej disa ditësh, pasi po rikuperonte nga një ndërhyrje kirurgjikale në qafë. Ai sapo kishte themeluar një ligë amatoriale për wrestling, me shfaqjet që do të nisnin në fundin e gushtit. World Wrestling Entertainment pwrmes njw postimi nw X, shkroi se Hulk Hogan ishte një nga figurat më të njohura të kulturës pop, dhe se e ndihmoi WWE të arrinte njohje globale në vitet 1980. I dallueshëm nga mustaqet e tij bjonde në formë patkoi dhe shamitë e tij, Hogan ishte një nga yjet më të njohur të mundjes së viteve 1980 dhe konsiderohej si një nga më të mëdhenjtë e sportit të të gjitha kohërave. I njohur për teatralitetin e tij në ring dhe fizikun e tij të konsiderueshëm “The Hulkster” u shfaq tetë herë në WrestleMania, ngjarja kryesore e WWE-së. Hogan fitoi kampionatin e WWE gjashtë herë gjatë karrierës së tij. Ai e shfrytëzoi famën e tij në mundje për një karrierë më pak të suksesshme në Hollywood, duke luajtur në filma si “Rocky III” dhe “Santa With Muscles”, por vazhdoi të kthehej në ring për aq kohë sa ia lejonte trupi.
