Pas deklaratës së deputetit gjerman CDU/CSU, Gunther Krichbaum, se akuzat e SPAK ndaj Berishës janë shumë të rënda dhe se duhet të procedohet me shpejtësi për heqjen e imunitetit vjen reagimi i ish-kryeministrit.

“Këta vijnë këtu dhe i shohin shqiptarët si qenie jashtëtokësore. Krichbaum u paraqit sot si turpi i institucionit që përfaqëson.
Më vjen keq por të njoftoj se kam filluar që sot konsultime me ekspertet ligjorë dhe ju garantoj se do bëj çdo përpjekje për një proces të ndershëm ligjor ndaj teje. Lidhjet e tua me Lul Bashën nuk duhet t’i përdorësh për të mashtruar, dezinformuar një popull të tërë.”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *