Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një automjet tip Audi R8, ngjyrë portokalli, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme si pasojë e përplasjes.

Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes Benz” dhe një “Audi”.

Nga informacionet paraprake mësohet se tre persona janë plagosur rëndë dhe kanë marrë ndihmën e parë nga qytetarët që ndodheshin pranë vendngjarjes.

Ndërhyrja e tyre ka qenë e menjëhershme, në pritje të mbërritjes së ambulancës dhe autoriteteve përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak:

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds