Zv/kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi dje rreth orës 16.00, një mbledhje me Kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe drejtorët e bashkisë Lushnjë. Sipas urdhrit të Kryeministrit për reformimin dhe rritjen e performancës zv. kryeministrja Balluku u kërkoi 13 drejtorëve të japin dorëheqjen.

Më pas zv Kryeministrja vazhdoi me mbledhjen me 15 kryetarët e njësive administrative, ku ajo dha urdhërin për dorëheqjen e padiskutueshme të të gjithëve sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama. Burime nga mbledhja bën me dije se askush nuk e refuzoi vendimin edhe pse jashtë dëshirës dhe sot vendet e tyre janë bosh.

Balluku shoqërohej nga Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, deputeti Petrit Malaj, Elton Korreshi, Asforrald Haxhiu dhe Kiduina Zaka.

Këto janë emrat e 15 Kryetarëve të njësive administrative të pushuar dje nga puna në bashkinë Lushnjë.

1- Dushk- Afrim Dedej

2-Golem- Alush Sinani.

3-Ballagat- Vëndi bosh i emërimit

4-Hyzgjokaj- Hysni Dingozi

5-Karbunar- Denada Senka

6-Fiershegan- Teodor Murati

7-Allkaj- Bujar Kullolli

8-Krutje- Vëndi bosh i emërimit

9-Bubullim-Dritan Mano

10- Kolonjë- Arbër Abdurramani

11-Rajoni nr 1- Sidorela Tabaku

12-Rajoni nr 2- Erjona Nikolla

13-Rajoni nr 3- Erdi Rrushi

14- Rajoni nr 4- Benard Linatopi

15- Rajoni nr 5-Edlira Mezini

Gjithashtu procesi i ristrukturimit të administratës vendore ka prekur edhe Bashkinë e Divjakës. Sipas k\Kryetarit të bashkisë, kanë dhënë dorëheqjen Nënkryetari i institucionit si dhe tre drejtues të njësive administrative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *