Komisarja Edjona Dano është emëruar shefe e komisariatit të Policisë Kuçovë
Janë emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Mallakastër dhe Kuçovë. Mësohet se ish-shefi i komisariatit të policisë Kuçovë, Kleant Serdari është emëruar në Mallakastër.
Ndërsa komisarja Edjona Dano është emëruar shefe e komisariatit të Policisë Kuçovë. Bëhet me dije se Dano ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati. Komisarja u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe në mesin e 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.
Gjithashtu mësohet se Dano mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës dhe më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 6 në Tiranë.