Vetëm 8 vite burg për vrasësin e të ndjerit bashkëshortit tim? Kjo është tallje e drejtësisë me fatkeqësinë tonë. Teksa kanê kaluar 9 muaj nga dita e ngjarjes së rëndë, mes lotësh 78 – vjeçarja Ajdine Rustemi tregon se si ilir Nukaj pasi kërkoi birra në dyqanin e tyre ushqimor në Povelçë dhe iu refuzua nga 80- vjeçari , ushtroi dhunë të ashpër fizike ndaj dy të moshuarve.
Ndërkohë 2 ditë më parë Gjykata e Fierit ka dënuar me 8 vite burg autorin, duke tronditur familjarët e viktimës të cilët këtë vendim e konsiderojnë një padrejtësi të rëndë ndaj tyre dhe kujtimit të të ndjerit. Nënë Ajdineja tregon se menjëherë pas vendimit mbesa e saj në gjëndje të shokuar u përplas me derën kryesore të gjykatës duke u gjakosur në njërin krah.
Unë jam e frikësuar për jetën e fëmijëve të mi thotë e moshuara , pasi dalja nga burgu e të pandehurit , do të ishte katastrofë për familjen tonë. Nukaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë thotë Nënë Ajdineja , ndaj do të apelojmë vendimin e Gjykatës së Fierit dhe i bën apel shtetit të vendoset drejtësi, pasi 80- vjeçari nuk humbi jetën nga mosha sipas pretendimit të Prokurorit të çështjes, por nga dhuna e rëndë.