Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në landfillin e Elbasanit vijon për të pestën ditë rresht. Pavarësisht përpjekjeve për të shuar zjarrin, shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të përhapen.

Depërtimi i zjarrit në brendësi të mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë bërë të vështirë fikjen e zjarrit, i cili ka krijuar një tym toksik në të gjithë qytetin, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore.

Bëhet e ditur se deri më tani janë hedhur mbi 20 mijë metër kub dhera, por nuk ka qenë e mjaftueshme për të përballuar situatën. Ndërkohë, qytetarët që jetojnë afër kanë thënë se po përballem me probleme si frymëmarrjen dhe shqetësime të tjera shëndetësore.

Ditën e djeshme qytetarët protestuan për katastrofën mjedisore që po ndodh në qytetin e tyre. Banorët fillimisht u mblodhën pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së qytetit.

Ata kërkuan përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po u sjell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds